Lajme

Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, një person ka humbur jetën


Foto nga Arkiva

Një aksident në mes të dy makinave ka ndodhur në fshatin Rogovë të Hasit, Komuna Gjakovës, ku si pasojë janë goditur dy këmbësorë dhe fatkeqësisht një ka humbur jetën.

“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve)”, ka thënë për Albanian Post zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sherehmet Elezaj.

Tutje, Elezaj tha se trajtim mjekësor i është ofruar edhe katër personave të tjerë, të cilët sipas tij ishin tre pasagjerë dhe shoferi i automjetit tjetër i përfshirë në aksident.

“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës.

Po ashtu, ai njoftoi se për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me vendimin e tij të dy shoferët e automjeteve të përfshira në aksident, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore