Shqipëria

Aksident në Rrogozhinë, gjashtë të plagosur


Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur me datë 24 janar. Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Bishti i Zhurit’’ në Rrogozhinë.

Bëhet e ditur se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtuesin me iniciale F.B, është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.B.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit u dërguan në spital gjashtë personat, që ndodheshin në automjete.

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B, dhe pasagjer shtetasin E. M, me mjetin me drejtues shtetasin L. D, dhe pasagjerët shtetasit J. D, E. M, dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore