Shqipëria

Aksident në Qerret, ndërron jetë 65 vjeçari


Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore në Qerret. Drejtuesi i mjetit me iniciale S.XH, 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin L.V., 65 vjeç. Ky i fundit, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për të kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

Vendi i ngjarjes po hetohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore