Lajme

Aksident në Pejë, lëndohen katër persona


Ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Zllapek të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës, në ora 17:20 dhe të përfshira kanë qenë dy vetura. Kanë pësuar lëndime 4 persona që aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Ndërkaq Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar shtim të kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica

Sipas këtij njoftimi, referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve,

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore