Lajme

Aksident në magjistralen Skënderaj-Mitrovicë, vdes një 66 vjeçar


Ilustrim.

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, në fshatin Lushtë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Në segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasojë e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën”.

Policia e Kosovës.

Në këtë aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.

“Po ashtu, një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore