Shqipëria

Aksident në Levan-Tepelenë, dy viktima dhe katër të plagosur


Në aksin rrugor Levan-Tepelenë ka ndodhur një aksident i rëndë këtë mbrëmje të 9 qershorit, ku është raportuar për dy viktima dhe katër të plagosur.

Sakaq, të plagosurit ndodhen momentalisht në spital.

Referuar policisë, të përfshira në aksidentin e ndodhur në fshatin Buzëmadh kanë qenë disa makina.

“Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip Zafira dhe Ford. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe që kanë ndërruar jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore