Shqipëria

Aksident në Divjakë, plagoset i mituri


Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur më 27 janar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Çermë, Divjakë.

“Shtetasi Xh.L, 54 vjeç, banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç. Aktualisht i mituri ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.

Shoferi 54-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës dhe po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore