Shqipëria

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, 8 të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 12 gushtit në autostradën Levan-Tepelenë.

Nga informacionet paraprake është raportuar për tetë të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz dhe një Reno Clio.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë e Policisë dhe Zjarrfikësit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore