Shqipëria

Aksident në aksin Vlorë-Fier, humb jetën 23-vjeçarja, arrestohet drejtuesja


Shtetësja me iniciale A.Ç, e moshës 23-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, shtetësja S.M, e cila është arrestuar në fragrancë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 janarit në aksin Vlorë-Fier.

Shkak mësohet të jetë bërë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara. Si pasojë e aksidentit është vështirësuar edhe lëvizja e mjeteve në këtë aks të autostradës.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S.M, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore