Lajme

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Ferizaj


Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur të premten e 31 dhjetorit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës  10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese”.

Ajo bëri të ditur se nga ky aksident ka pasur vetëm dëme materiale.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

Ndërsa shton se “me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore