Lajme

Aksident detar në brigjet e Vigo-s


Një varkë e vogël me vela prej 5 metrash u rrëzua në trupin e një prej jahteve më të mëdha dhe më të shtrenjta në botë, Yacht A Sailing.

Jahti, me të cilin u përplas varka, ka një gjatësi prej 143 metrash dhe i përket miliarderit rus, Andrey Melnichenk.

Ky jaht ka një kosto prej 460 milionë dollarë dhe është i projektuar nga arkitekti, Philippe Starck.

Ky aksident nuk është diçka e re për marinarët. Ekuipazhi në bord iu afrua mega jahtit për ta admiruar nga afër.

Si pasojë e dallgëve dhe rrymave të shkaktuara nga madhësia e jahtit, stafi i varkës nuk ishte në gjendje ta drejtonte atë dhe varka u përplas me jahtin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore