Lajme

AKK diskuton Projektligjin për Inspektimin Administrativ me Avokatin e Popullit


Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi të premten e 21 janarit është takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj për të biseduar lidhur me Projektligjin e shumë përfolur për Inspektimin Administrativ.

Në këtë takim Drejtori i AKK-së, Ibrahimi e ka njoftuar Avokatin e Popullit, Qelajn lidhur me brengat e Kryetarëve të Komunave rreth përmbajtjes së Projektligjit si dyfishimin e detyrave të institucioneve tjera.

Sipas Ibrahimit sipas këtij Projektligji i cili po synon të bëhet ligj, do të ketë interferim në ligjet tjera, por po ashtu, do të cenoj funksionimin e demokracisë lokale.

“Ky Projektligj vlerësohet se është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave të Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”, ka deklaruar Ibrahimi.

Nga ana tjetër Avokati i Popullit ka dëgjuar me vëmendje brengat e Kryetarëve të Komunave.

Ai u ka premtuar se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës në trajtimin e këtij Projektligji por, edhe akteve tjera ligjore në kontekst të fushëveprimtarisë së tij.

Avokati i Popullit do të merr pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, për t’u informuar për së afërmi me brengat e Kryetarëve, por edhe për këtë çështje në përgjithësi, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore