Tanët

Akil Gjakova eliminohet nga Lojërat Olimpike


Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike, pasi u mposht në raundin e parë të repesazhit, nga xhudisti I Azerbajxhanit, Rustam Orujov.

Në luftën e parë, Akili mposhti xhudistin nga Jemeni, Ahmed Ayash, pas një lufte vetëm prej 16 sekondash.

Në përballjen e dytë, Gjakova mposhti me Ippon zviceranin, Nils Stump, më pas eliminoi edhe xhudistin nga Suedia, Tommy Macias, kurse në çerekfinale u mposht nga Tsendochir Tsogtbaatar i Mongolisë.

Pra, kampioni i Evropës në kategorinë deri në 73 kilogramë, do të mbetet pa medalje të fituar në këto Lojëra Olimpike.

Kujtojmë që Akil Gjakova, momentalisht renditet i 11-ti në radhitjen botërore të xhudos, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore