Sport

Ajax dominon derbin, ‘manita’ përballë PSV-së


Në ditën e derbive, edhe Holanda kishte kënaqësinë të përjetonte një të madh.

Në Eredivisie, para tifozëve në “Johan Cruijff ArenA”, Ajax-i shkatërroi totalisht PSV-në.

Skuadra e Ten Hag vazhdoi formën e mrekullueshme, pas fitores 4-0 kundër Dortmund-it në Champions League.

Dominimin skuadra nga Amsterdam-i e nisi qysh në fillim.

Golin e parë e gjeti me anë të Berghuis, ende pa u mbyllur 20 minuta lojë.

Me atë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë, me Ajax-in që kishte lënë surprizën për në pjesën e dytë.

Haller, golin e dytë e gjeti në minutën e 56-të, me Tadic që gjeti asistimin e dytë.

Haller ishte i përfshirë edhe në golin tretë dhjetë minuta më vonë, duke asistuar për Antony-n, që ngriti shifrat në 3-0.

56, 66 pastaj 76. Klaassen shënoi për 4-0, duke thelluar edhe më shumë epërsinë.

Në fundin e takimit, Tadic gjeti golin e shumëkërkuar për të vulosur rezultatin përfundimtar, 5-0.

Ajax-i lë prapa PSV-në katër pikë, duke udhëhequr ligën tani me 25 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore