Lajme

‘Airbus’ shet 111 avionë të rinj, përfshirë tipin ’25 A220-330′


Një marrëveshje me vlerën e rreth 30 miliardë dollarë, bazuar në listën e çmimeve para pandemisë, është lidhur mes kompanisë ajrore “Airbus” dhe “Air Lease Corporation”.

Drejtuesit e “Airbus” bëjnë me dije se kanë marrë një porosi për 111 avionë të rinj nga kompania amerikane e qiradhënies “Air Lease Corporation”, përfshirë tipin “25 A220-330”.

“Marrëveshja, e vlerësuar në dhjetëra miliarda dollarë, është shitja e dytë në po aq ditë, për prodhuesin evropian të avionëve”, deklaruan për mediat nga “Airbus”.

Në ditën e parë të shfaqjes ajrore më të suksesshme ajrore në botë, “Dubai Air Show”, kompania njoftoi gjithashtu shitjen e 255 avionëve të rinj me kosto të ulët te kompania private amerikane, “Indigo Partners”.

Gjithashtu nga kompania bënë me dije këtë fundjavë se, pret që industria të pësojë një rritje të nxitur nga zëvendësimi i avionëve më të vjetër dhe joefikas, me ngarkesa të reja ajrore.

Prodhuesi evropian i avionëve parashikoi kërkesën për 39 mijë avionë të ri të pasagjerëve dhe mallrave, ku 15 mijë e 250 deri në vitin 2040, do të shkojnë për zëvendësim e avionëve të vjetëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore