Bota

Airbus: Ngadalësohet prodhimi i avionëve


Prodhuesi evropian i avionëve, Airbus, ka njoftuar, të enjten se rritja e prodhimit të avionëve me një rresht më shumë për pasagjerët, do të bëhej më ngadalë seç parashikohej.

Airbus, po e vonon prodhimin e avionit A350, për shkak të pandemisë së coronavirusit. Aktualisht në një normë prej pesë avionësh në muaj.

Varianti i ri i coronavirusit, i ka vendosur qeveritë në të gjithë botën në gadishmëri të lartë. Kjo për shkak të bllokimeve të reja në disa vende, përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Kjo valë e fundit ka goditur rëndë udhëtimin ajror.

Organi i Tregtisë së Aviacionit, Iata, këtë javë bëri thirrje për një ndihmë, prej 80 miliardë dollarësh për industrinë e aviacionit.

Kjo kërkesë erdhi pasi është e nevojshme që ky sektor të mbijetojë deri në qershor.

Konkurrenti i tij amerikan, Boeing, uli nivelet e prodhimit të avionëve me dy rreshta, vitin e kaluar kur bota u godit për herë të parë nga pandemia.

Boeing do të fillojë gjithashtu të rrisë prodhimin e avionit të tij, 737 Max, me një rresht këtë vit. Kjo kompani u certifikua për të fluturuar përsëri, pas dy aksidenteve fatale. Por norma e saj e prodhimit, do të jetë më e ulët se Airbus.

Airbus, gjithashtu, duket i vendosur për rritjen e tij në tregun rajonal. Grupi po ecën përpara me prodhimin e avionëve të tij të vegjël, A220 – ish-Seria C.

Airbus dhe Boeing, kanë pasur përplasje që nga tetori i vitit 2004. Ndihmat publike të paguara, prej dy grupeve, janë konsideruar të paligjshme, nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Washington-i  i ka vendosur  25%  taksë produkteve të importuara nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa për avionët Airbus 15%. Si kundërpërgjigje, që prej muajit  nëntor BE-ja ka vendosur  disa të drejta doganore.

Avionët Boeing taksohen me 15%,  ndërsa produktet bujqësore, produktet  agro-ushqyese, ose produktet e fabrikuara, tatohen me 25 %.

Ky është konflikti tregtar  më i gjatë dhe më i ndërlikuar tregtar, trajtuar nga OBT-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore