Sport

Aguero heq dorë nga viti i dytë i kontratës me Barcelonën


Futbollisti i Barcelonës, Sergio Aguero, u pensionua pak ditë më parë nga futbolli i luajtur, pas problemeve që pati me zemër.

Aguero kishte kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023, por sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Sport”, ai tashmë ka hequr dorë nga viti i dytë i kontratës së tij.

Burimet e kësaj gazete thonë se ai do të marrë vetëm paratë nga likuidimi i kontratës së këtij viti.

Pra, ky do të jetë një lajm paksa i mirë për Barcelonën, duke pasur parasysh që ata gjenden në një krizë të madhe financiare.

Në këtë rast, klubi katalanas do të regjistrojë Dani Alves-in në La Liga dhe të do të sigurojë që ai të paraqitet në janar, me të filluar gjysmë sezoni i dytë.

Kujtojmë që Aguero u bashkua me Barcelonën në verën e këtij viti nga skuadra e Manchester City-t.

Ai është paraqitur në vetëm pesë takime këtë edicion më Barçën, prej të cilave ka shënuar një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore