Sport

Aguero demanton të gjitha raportet që thonë se ai do pensionohet


Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero tha se ai është “gjithmonë pozitiv” pasi raportet pretenduan se ai po mendonte të pensionohej.

33 vjeçari, u dërgua në spital pasi pësoi kishte një dhimbje të tmerrshme në gjoks kundër Alaves muajin e kaluar.

Barcelona më vonë njoftoi se ai nuk do të luajë për tre muaj derisa të marrë trajtimin e duhur.

“Duke pasur parasysh thashethemet, unë u them atyre se po ndjek indikacionet e mjekëve të klubit”, tha Aguero në rrjetet sociale.

“Unë jam duke bërë analiza dhe po trajtohem, dhe shoh përparimin tim brenda 90 ditëve”.

Aguero u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Manchester City përpara se t’i bashkohej Barcelonës në një transferim falas në korrik.

Pasi filloi sezonin i lënduar, ai bëri debutimin e tij muajin e kaluar dhe ka shënuar një herë në pesë paraqitje për skuadrën spanjolle.

Siç u raportua fillimisht nga Catalunya Radio, Aguero do të duhet të presë deri në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm përpara se të jetë në gjendje të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Aguero iu bashkua Barcelonës në një marrëveshje dyvjeçare në verë, por klubi nuk e ka konsideruar anulimin e kontratës së tij, pavarësisht lëndimeve të tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore