Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të dalë me një qëndrim publik për ligjin e Këshillit të Pavarur për Media (KPM), i cili është miratuar nga Kuvendi ndonëse i njëjti u kritikua nga Bashkimi Evropian e organizata ndërkombëtare.
Kërkesën drejtuar Osmanit, AGK-ja e ka bërë përmes një komunikate për media.
“Shqetësimeve të AGK-së, i janë bashkuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe shumë prej përfaqësive të huaja diplomatike në Kosovë, duke vënë në pah që ligji nuk është në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës”.
“AGK-ja, kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth këtij ligji dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Pavarësisht sugjerimeve të BE-së dhe KiE-së që projektligji të ndryshohet për të siguruar që ai as të mos minojë pavarësinë e KPM-së e as të mos krijojë mospërputhje ligjore, por të jetë në përputhje me standared evropiane, legjislativi kosovar ka miratuar të enjten projektligjin për KPM-në.
Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë lëshuar sallën në momentin që Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër që Projektligji për Zyrtarët Publik, ai për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të kthehen për ri-shqyrtim Qeverisë së Kosovës, apo Komisionit përkatës.
Projektligjin për KPM-në e patën kundërshtuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), duke e cilësuar si tentim të Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për t’i sulmuar mediat online që prodhojnë materiale audio-vizuale, bashkë me kërkesën që të tërhiqet nga kjo tentativë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
-
Propaganda e Vuçiç-it: Qeveria e Kosovës ndjek një ideologji “anarkiste-marksiste-hoxhiste”
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
Lajmet kryesore
-
Sigurim shëndetësor dhe jetësor për policët – as këtë premtim s’e mbajti Albin Kurti
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë