Sport

Agjenti shtyn Ronaldo-n drejt Dortmund-it


Cristiano Ronaldo po kërkon të largohet nga Manchester United. Por, skuadra angleze nuk po gjen një blerës për portugezin.

Borussia Dortmund është paraqitur si opsioni i fundit. Klubi i ofron mundësinë super yllit të futbollit të luajë në UEFA Champions League.

Sipas “Bild”, ka qenë vetë agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, i cili i ka ofruar Dortmund-it Ronaldo-n.

Por, raportohet gjithashtu se BVB nuk është e interesuar për shkak të moshës së tij dhe pagagës tepër të lartë.

Megjithatë, Mendes vazhdon përpjekjet për ta transferuar klientin e tij në “Signal Iduna Park”. Mundësia për të arritur një marrëveshje mund të jetë huazimi.

Dortmund-i së fundmi nënshkroi Anthony Modeste nga Koln dhe shpreson se Sebastien Haller mund të rikthehet në fushë në muajt e ardhshëm. Ndaj dhe nuk janë ngutur për të transferuar Ronaldo-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore