Lajme

Agjencia e Ushqimit aksion në Vushtrri, mbyll katër lokale dhe shqipton 24 gjoba


Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të zbatimit të masave anti-covid një natë më parë ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky aksion janë shqiptuar 24 gjoba për shkak të mos krijimit të distancës, po ashtu për tejkalim të orarit të punës dhe për shkelje të orarit të lëvizjes.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se tri grupe inspektuese kanë kryer 64 inspektime janë kryer mbrëmë nëpër lokale.

“Për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas Vendimit të Qeverisë 01/07. Ruajtje të distancës, shërbim në tavolina mbi 4 persona, tejkalim të numrit në proporcion me hapësirën dhe ne tri raste për shkelje të orarit të punës, ne të cilin parashihet qe operatoret ekonomik lejohet të punojnë vetëm deri në ora 22:00”, ka thënë Thaci për Albanian Post.

Po ashtu ai ka sqaruar se “katër lokale në pamundësi për të krijuar distancë janë zbrazur dhe mbyllur për natën e mbrëmshme”.

Thaçi ka bërë me dije se kontrollet e rrepta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë Kosovën.

“Që njëkohësisht t’i mbajmë bizneset e hapura duke respektuar masat për të mbajtur nën kontroll situatën me pandeminë. Qytetaret dhe bizneset të tregojnë kujdes në respektim të masave”, ka thënë ai.

Albanian Post ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes gjatë aksionit të mbrëmshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Policinë e Kosovës.

Që nga rasti i parë me Covid-19 i lajmëruar në Kosovë në prill të vitit 2020, numri total i rasteve pozitive është 104.986 dhe 2.162 raste të vdekjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore