Lajme

Afrika kërkon 25 miliardë dollarë për ndryshimet klimatike


Kombet afrikane synojnë të dyfishojnë fondet për projektet e përshtatjes së ndryshimeve klimatike. Ato kanë arritur shifrën 25 miliardë dollarë për pesë vjet.

Pas dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, janë duke planifikuar nxitjen e  një “rigjenerimi të gjelbër”.

Kontinenti më i prekshëm nga faktorët mjedisorë tashmë ka siguruar 12.5 miliardë dollarë nga Banka Afrikane e Zhvillimit, për një Program të Përshpejtimit të Përshtatjes së Afrikës që sapo filluar.

Arritja e ekuilibrit në dy Konferencat e ardhshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, është qëllimi i programit.

Afrika, aktualisht, humbet shtatë deri në 15 miliardë dollarë në vit, për shkak të ndryshimit të klimës. Me shumë gjasë kjo shifër do të rritet deri në 50 miliardë dollarë, ose 3% të produktit të brendshëm bruto në të gjithë kontinentin çdo vit, deri në vitin 2040.

Vitin e kaluar Afrika, sipas Bankës Afrikane të eksport-importit, pësoi recesionin e saj të parë në një çerekshekulli.

Ndërsa, vendet afrikane kontribuojnë relativisht pak në ndryshimin e klimës, për sa u përket emetimeve të karbonit. Ka të ngjarë që ato të jenë më të goditurat.

Rritja e temperaturave dhe niveleve të detit, si dhe anomalitë e reshjeve rrisin frekuencën dhe intensitetin e katastrofave natyrore.

Ndryshimi i klimës vret të paktën 1 mijë njerëz në vit, në rajonin nën-Saharian, dhe lë 13 milionë të tjerë të plagosur, të pastrehë, me ushqim të pasigurt ose pa ujë dhe kanalizime, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndryshimi i klimës dhe katastrofat natyrore gjithashtu shkaktuan 520 milionë dollarë dëme ekonomike në rajon që nga viti 2000.

Programi i Përshpejtimit të Përshtatjes së Afrikës, i krijuar nga AfDB dhe GCA, synon të krijojë një organ të centralizuar, përmes të cilit qeveritë afrikane, institucionet shumëpalëshe dhe donatorët mund të kanalizojnë fonde për iniciativa të organizuara të adaptimit në kontinent.

Qëllimet e tij përfshijnë sigurimin e fermerëve me akses në teknologjitë digjitale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore