Sport

Afrika jetëson projektin e Superligës


Në dallim nga UEFA që ka një konflikt të hapur me tre klubet që themeluan Superligën (Real Madrid, Barcelona, Juvenuts), Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka njoftuar krijimin e Superligës Afrikane.

Turneu do të nisë në gusht të vitit 2023. Në ditët në vijim do të prezantohen detajet e kompeticionit.

 (Photo by PHILL MAGAKOE/AFP via Getty Images)

Në total do të jenë 100 milionë dollarë në dispozicion për skuadrat pjesëmarrëse. 10 milionë do i marrë skuadra fituese.

Gjithsej do jenë 24 klube nga i gjithë kontinenti afrikan. Ato do të ndahen në tre grupe me nga tetë skuadra secila, që do të kërkojnë të kualifikohen në raundet e tjera.

Si pjesë e kërkesave për të marrë pjesë në Superligën Afrikane, të gjitha ekipet duhet të kenë një shkollë për të rinj dhe një ekip për femra.

Gjithashtu, klubet do të përzgjidhen në bazë të rezultateve të marra vitet e fundit në ligat e tyre përkatëse dhe do të ndahen gjeografikisht në veri, qendër-perëndim dhe jug-lindje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore