Bota

Afrika e jugut: Vaksina e Novavax jo efikase


Vaksina e Novavax ka efikasistet 90% me përjashtim të variantit të gjetur në Afrikën e Jugut.

Në një provë të vogël të realizuar, nga varianti i coronavirusit i gjetur në Afrikë, rezultoi që shkalla e efikasitet nën 50%.

Një kompani e suportuar nga operaconi i qeverisë  amerikane, u shpreh të enjten se vaksina është efektive dhe mbrojtëse ndaj virusit. Gjithashtu ai zbuloi se efektetet e vaksinës nuk janë  efektive kundër variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Kjo mund të jetë problem për Shtetet e Bashkuara, pasi zbuluan rastetet e para të variantit të ri në Karolinën e Jugut. Moderna dhe Pfizer u shprehën se vaksinat e tyre janë më pak efektive ndaj këtij virusi.

Efikasiteti i vaksinës

Novavax, një nga vaksinat e mbështetura nga operacioni Warp Speed, ka dhënë gjykimet për katër vendet, Britani, Afrikë të Jugut, SHBA, Meksikë.

Në analizën e kryer tek 15 mijë njerëz në Britani, efikasiteti i vaksinës tek njerëzit që kanë marrë dy dozat ka rezultuar 90% efektiv.

Të gjitha rastet që shkencëtarët kanë analizuar janë shkaktuar nga varianti i njohur si B.1.351.

Përsa i përket provës realizuar në Afrikën e Jugut, ka qenë më e vogël me rreth 4 mijë e 400 vullnetarë. Rezultatet treguan se vaksina nuk ishte aq efikase sa niveli i arritur nga varianti në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do t’ju duhet të bëni vaksina të reja”, tha Stanley Erck, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Novavax-it.

Kontrolli i pandemisë

Shfaqja e disa varianteve shumë ngjitëse ka komplikuar përpjekjet për të vënë nën kontroll pandeminë. Vende të ndryshme kanë mbyllur udhëtimet në vende si Britania dhe Afrika e Jugut.

Në Shtetet e Bashkuara, studiuesit kanë paralajmëruar që varianti i parë i identifikuar në Britani, i cili besohet të jetë më infektues, mund të bëhet forma dominuese e virusit në këtë vend deri në mars.

Sipas ekspertëve mënyra më e mirë për të luftuar variante të reja ngjitëse është vazhdimi i vaksinimit dhe masave të tjera të shëndetit publik. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore