Lajme

Afganistan, policia ndёrhyn për të ndaluar Talebanët


Qeveria Afgane vendosi të shtunën një shtetrrethim në pothuajse gjithë vendin, si një përpjekje për të ndaluar pёrparimin e mëtejshëm të Talebanëve.

Përveç kryeqytetit Kabul dhe dy provincave të tjera, asnjë lëvizje nuk do të lejohet midis orёve 22:00 dhe 04:00.

“Për të frenuar dhunën dhe për të kufizuar lëvizjet Talebane është vendosur një shtetrrethim në 31 provinca”, tha ministria e brendshme në një deklaratë, duke shtuar se Kabul, Panjshir dhe Nangarhar ishin përjashtuar.

Përparimi i Talebanëve

Grupi militant vlerësohet të ketë kapur gati gjysmën e të gjithë territorit. Autoritetet në Afganistan janë shprehur se xhihadistët kanë lëvizur me shpejtësi pas tërheqjes së SHBA-ve, duke rimarrë pikat kufitare dhe territore të tjera në zonat rurale.

Talebanët një milici fundamentaliste islamike të cilët u dëbuan nga SHBA-tё gati 20 vjet më parë, kanё kapur rrugët kyçe, teksa po tentojnё të ndërpresin dhe kalimet kryesore tё furnizimit.

“Luftëtarët e saj kanë qenë duke u afruar në një numër qytetesh të mëdha, por ende nuk kanë kapur një”, njoftuan autoritetet lokale.

Ndërsa Talebanët vazhdojnë të përparojnë, përplasje të ashpra kanë ndodhur këtë javë në periferi të qytetit të Kandahar.

Si përgjigje, SHBA-tё filluan sulmet ajrore në zonë të enjten. Por me operacionet e SHBA-ve në Afganistan që do të përfundojnë në 31 gusht, kanë lindur shqetësime lidhur me periudhёn pasuese.

Forcat e drejtuara nga SHBA-tё dëbuan Talebanët nga pushteti në Afganistan në tetor tё vitit 2001. Grupi kishte strehuar Osama Bin Laden dhe figura të tjera të al-Qaida-ës të lidhura me sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Çfarë ka thënë Biden

Presidenti Biden e justifikoi tërheqjen e trupave amerikane, duke u shprehur se “forcat amerikane janë siguruar se Afganistani nuk mund të bëhet përsëri një bazë për xhihadistët e huaj që komplometojnё kundër shteteve perёndimore”.

Në fillim të këtij muaji, trupat amerikane u larguan në heshtje nga fusha ajrore Bagram, një bazë e gjerë që ishte qendra e operacioneve të SHBA në Afganistan dhe që dikur strehonte dhjetëra mijëra trupa.

Megjithatë, disa analistë të inteligjencës amerikane kanë frikë se Talebanët mund të marrin sërisht kontrollin e vendit brenda gjashtë muajve, sipas një vlerësimi të shpërndarë në qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore