Sport

AFCON 2021/ Egjipti kalon Bregun e Fildishtë dhe pret biletën për në çerekfinale


Ka përfunduar ndeshja e parë për këtë të martë në Kupën e Kombeve në Afrikë. Bregu i Fildishtë u përballë me Egjiptin për një biletë për në çerekfinale.

120 minuta lojë nuk mjaftuan dhe dy skuadrat u drejtuan nga pika e bardhë e 11 metërshave për të përcaktuar se cila prej tyre do të kualifikohej në raundin tjetër.

Në këtë pikë më të saktë u treguan egjiptianët, që arritën të fiton me rezultatin 5-4.

Ndeshja ishte shumë e luftuar përgjatë gjithë 120 minutave. Bregu i Fildishtë ishte më i fokusuar te qarkullimi i topit, ndërsa egjiptianët më kërkues në tentativat drejt portës kundërshtare.

Megjithatë, të dy skuadrat e kërkuan në shumë raste golin. Por, merita është e të dy portierëve, përkatësisht, Badra Ali Sangare-s së Bregut dhe Mohamed El-Shenawy të Egjiptit që bënë paraqitje fantastike duke mos lejuar ndëshkimin e skuadrave të tyre.

Në çerekfinale egjiptianët do të gjejë Marokun. Sfida do të luhet më 30 janar, duke filluar nga ora 20:00. Deri më tani janë përcaktuar dhe dy çifte çerekfinaliste të tjera: Burkina Faso – Tunizi dhe Gambia – Kamerun.

Senegali është në çerekfinale dhe do të presë skuadrën e kualifikuar nga sfida Mali – Guinea Ekuadoriale, e cila luhet këtë të mërkurë në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore