Bota

Aeroporti hapësinor merr jetë në Japoni


Japonia ka nisur projektimin e një aeroporti hapësinor, i cili do të mundësojë udhëtimet përtej orbitës për qytetarët e thjeshtë.

Platforma do të qendrojë pezull në një ishull artificial. Projekti do të mundësojë fluturime hapësinore ditore. Nëpërmjet tyre, njerëzit mund të shohin planetin nga larg dhe të përjetojnë gravitetin zero.

Grupi i dizenjuesve, Noiz Architects, shpreson se projekti do të realizohet në vitet në vijim. Kjo do të lëshojë një frymë të re të udhëtimeve hapësinore.

Godinat nuk do të shërbejnë thjeshtë si platforma për lëshimin e mjeteve të udhëtimit hapësinor. Ato do të shërbejnë si qendra edukimi mbi hapësirën. Qëllimi është që visitorët të bëhen më të familiarizuar me hapësirën.

Pjesë e kompleksit do të jenë dhe ndërtesat e bizneseve. Do të ketë edhe qendra tregtare, akademi edukimi, hotele etj..

Një tjetër aspekt interesant do të jetë restoranti ekskluziv me ushqimin që konsumojnë astronautët në hapësirë.

Kinematë, muzetë, akuariumet, nuk do të mungojnë. Pjesë e kompleksit do të jetë dhe një disko, e dizenjuar me motive hapësinore.

Ndërkohë mjetet e fluturimit hapësinor nuk do të jenë në formën e anijeve kozmike. Ato do të duken më shumë si avionët e sotëm, por me aftësi të fluturojnë edhe përtej orbitës.

250 mijë dollarë do të jetë çmimi për një fluturim 90 minutësh. 600 pasagjerët e parë kanë prenotuar një datë të pacaktuar ende të fluturimit të tyre hapësinor.

Megjithatë, shpresat e kompanisë janë që fluturimet të fillojnë nga viti i ardhshëm. Testet e para kanë qenë të suksesshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore