Film

Adrian Berisha përgëzon për arritjet artistike, aktoret Maylinda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj


Faktit se aktoret e njohura, Maylinda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj, po thyejnë kufijtë, kësaj here duke u bërë pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”, i është gëzuar edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha.

Adrian Berisha – Drejtor në Drejtorinë e Kulturës në Prishtinë

Berisha, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare të Facebook, e ka quajtur “lajm të mrekullueshëm”, faktin se  aktoret Kosumovic e Çelaj, kanë arritur të bëhen pjesë e serialit të famshëm, “Welcome to Utmar”, premiera e së cilit do të bëhet në rrjetin televiziv, HBO.

“Maylinda dhe Rozafa e kanë dëshmuar veten si aktore në filmat vendor, por të qenit pjesë e një seriali ndërkombëtar, premiera e secilit do te jetë ketë të diele në HBO, është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë ne”, ka shkruar Berisha.

Tutje, Berisha, i ka përgëzuar aktoret për rrugëtimin e tyre artistik.

“Shoqet tona i përgëzoj për këtë arritje dhe ju uroj një rrugëtim të gjate dhe të suksesshëm edhe jashtë Kosovës. Prishtina është krenare me ju dhe ju jemi mirënjohës gjithmonë”, ka përfunduar i pari i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ndryshe, “Welcome to Utmark” është një seri prej tetë episodeve, e shkruar nga skenaristi i njohur danez, Kim Fupz Akeson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore