Shqipëria

Administrativja pranon padinë e prokurores ndaj KLP-së


Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Muhametaj ishte garuese për plotësimin e SPAK-ut me 17 prokurorë.

Por për dy vendet e fundit u zgjodhën Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.

Muhametaj asokohe tha se kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Gokaj dhe  Shehut, pasi sipas saj ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundoi kështu i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK.

Ish-prokurorja e krimeve Muhametaj kërkoi ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore