Lajme

Administrata Trump ndryshoi raportet mbi coronavirus-in


Të caktuarit e Donald Trump-it në Departamentin e Shërbimeve Humane dhe të Shëndetësisë vitin e shkuar, kryen përpjekje për të bllokuar ose ndikuar raportet e shkencëtarëve mbi coronavirusin.

Kjo, për të përafruar më shumë skenarët optimistë të ish-presidentit me dokumentet e hetuesve të Kongresit.

Materialet japin qasje më te gjerë mbi mënyrën si zyrtarët nën urdhrat e Trump-it, përballuan shpërthimin e virusit. Pavarësisht luftës që shkencëtarët po bënin për të zbuluar më shumë mbi Covid-19, zyrtarët i jepnin Trump-it informacione të tjera të ndryshme.

Disa email-e tregojnë edhe mënyrat se si është ndikuar tek ish-presidenti. Ndër më kryesoret, ishte ndryshimi i kontekstit të gjetjeve të mjekëve shkencëtarë.

Në një ndër to, ishte manipuluar fakti se përhapjes së virusit tek të rinjtë. Nga një situatë e rëndë, fjalët ishin interpretuar në të tillë mënyrë, që situata të dukej e lehtësuar. Pra, një fitore e parakohshme e shpallur për administratën.

Në një email tjetër, një prej zyrtarëve i kërkon një tjetri, që ta ndihmojë me mënyrën si duhet shkruar raporti. Kjo, duke sugjestionuar se ai duhet të formulohet në mënyrë të tillë, që të ngjallë shpresë.

“E di që Presidenti do që ne të numërojmë kostot ekonomike të karantimit. Na duhen vlerësime të ndjeshme. Për shembull, 50 mijë vdekje më shumë nga kanceri, 40 mijë më shumë nga infarktet apo 25 mijë më shumë vetëvrasje”.

Kështu pretendohej të ndryshohej serioziteti i çështjes. Email-e të shumta të tjera janë publikuar mbi çështjen.

Një reagim ndërkaq, nuk ka pasur nga ana e Trump-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore