Sport

Ademi vjen me një sqarim pas arrestimit


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte arrestuar në orët e vonshme të së mërkurës, pas një padie që iu ngrit nga zyrtari i FFK-së, Artan Govori.

Mirëpo, në mëngjesin e së enjtes, i pari i FFK-së u lirua me procedurë të rregullt.

Ademi së fundmi ka reaguar edhe në rrjetet sociale, i cili kërkon ta sqarojë opinionin lidhur me rastin që e kishte ndodhur dje.

“Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici”, tha i pari i FFK-së.

“Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së”, ka shkruar mes tjerash Ademi në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore