Jetesë & Stil

Adele vendos të shes shtëpinë e saj luksoze


Këngëtarja e njohur angelze, Adele Laurie Blue ka vendosur të shes njërën nga rezidencat e saj super luksoze.

Prona e 32-vjeçares e cila ka pasuri prej 139 milionë dollarësh gjendet në Partridge Green, me një sipërfaqe të madhe me gjelbërim.

Ajo ka jetuar në këtë rezidencë në vitin 2012-të, një kohë kur këngëtarja korri suksese të njëpasnjëshme.

Një vit më pas, Adele kishte ndërruar disa rezidenca me radhë, teksa këtë të fundit ka vendosur ta shes. Në krahasim me shumën që e kishte blerë, tashmë ka rënë në 6.5 milionë dollarë. Në të ka 10 dhoma, palestër, pjesa për të luajtur tenis dhe disa dhoma të tjera për argëtim.

Kujtojmë që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Adele ka shitur një shtëpi tjetër, me 1 milon paund më pak./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore