Muzikë

Adele shpall datat e ri-planifikuara të shfaqjeve të saj në Las Vegas


Adele duke perforumar

Pasi shtyu koncertin e saj në teatrin “The Colosseum” në Las Vegas, një ditë përpara se të fillonte në janar të këtij viti, Adele njoftoi se ka ri-planifikuar zyrtarisht shfaqjet e saj.

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e lumtur jam që më në fund mund t’i shpall këto data të ri-planifikuara. Me të vërtet u lëndova që më duhej t’i anuloja ato”, shkroi fituesja e çmimit ‘Grammy’ në faqen e saj zyrtare në Instagram.

“Por pas asaj që duket si një përjetësi e gjetjes së logjistikës për shfaqjen që unë me të vërtetë dua të jap dhe duke e ditur se mund të ndodhë, jam më e emocionuar se kurrë! E di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm nga ana ime dhe gjithmonë do të ndihem keq për këtë, por ju premtoj se ishte zgjedhja e duhur”, ka thënë mes tjerash 34 vjeçarja.

Adele

Shfaqjet e saj tani do të zhvillohen nga 18 nëntori deri më 23 mars. Në Instagramin e saj, Adele shkruan se së bashku me 24 shfaqjet e ri-planifikuara, ajo ka shtuar tetë data shtesë. Ndërsa përparësi do të kenë ata që kanë pasur bileta për shfaqjet e anuluara.

Rikujtojmë se fundjavat me Adele do të fillonin në Pallatin e Cezarit në Las Vegas më 21 janar. Por një ditë përpara nisjes, Adele njoftoi se do të shtynte qëndrimin 12-javor, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kur fillimisht shtyu shfaqjet e saj, Adele ndau një video të përlotur të postuar në Instagram, në të cilën shpjegoi komplikimet që ajo dhe ekuipazhi i saj hasën duke u përgatitur për rezidencën.

“Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati”, tha ajo në atë kohë. “Gjysma e ekuipazhit tim, gjysma e ekipit tim është sëmurë me Coronovirus”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore