Jetesë & Stil

Adele ndahet përfundimisht nga Simon


Këngëtarja Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, finalizuan procesin e divorcit mes tyre.

Në shtypin rozë dominuan pretendimet se Adele, u detyrua të përdorë ndërmjetësuesit për të ndarë pasurinë prej 140 milionë poundësh gjatë procesit të divorcit.

Dyshja kanë përfunduar divorcin gati dy vjet pas ndarjes së tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Albanian Post.

Sipas “US Weekly”, ylli i hitit “Someone Like You”, dhe CEO i bamirësisë, tani më janë “zyrtarisht të divorcuar” pasi një gjykatës nënshkroi marrëveshjen mes tyre.

Ish-çifti i njohur njoftoi se i kishin ndarë rrugët në muajin prill të vitit 2019, kur më pastaj, rreth pesë muaj më vonë, Adele paraqiti në gjykatë kërkesën e saj të dokumentuar për divorc.

Në vit më vonë, në prill të vitit 2020, kërkesa e Adele për të mbajtur jetën e saj private dhe detajet e divorcit u miratua nga një gjykatë në Los Angeles.

Gjithashtu, dyshja do të ndajë kujdestarinë e djalit të tyre Angelo, por për marrëdhëniet financiare dhe çështjen e biznesit te përbashkët dhe në lidhje me procedurat e tjera nuk do të njoftohet publiku.

Kujtojmë që të ardhurat e Adele në vitin 2019 ishin tejet të larta, pa zhvilluar asnjë turne ajo ka fituar rreth 23.000 pound në ditë.

Sipas magazinës “The Sun”, këngëtarja ka dy kompani që kujdesen për honorarët e saj dhe shitjet e albumeve. E para është “Melted Stone Ltd” e cila bën një fitim neto prej 483,546 dollarë amerikanë ndërsa tjetra është “Melted Stone Publishing Ltd” më përfitime prej 8,173,994 dollarë amerikan.

Ne vijim, Albanian Post, ju sjell copëza historie që nga fillimi i lidhjes të ish-çiftit, Adele dhe Simon.

2011 – ish-çifti filluan të takohen së bashku.

Janar, 2012 – Adele dhe ish i dashuri i saj u panë së bashku duke i shijuar pushimet e tyre në Florida.

Qershor, 2012 – 24-vjeçarja Adele njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, duke konfirmuar lajmin në blogun e saj.

Teor, 2012 – Adele lindi fëmijun e parë, të cilin e pagëzoi me emrin, Angelo.

2014 – Adele bëri një pushim nga performanca dhe koncertet pas suksesit të madh të albumit të saj, dhe fitimit të saj të çmimit Oscar nga filmi i James Bond me këngën “Skyfall”.

Dhjetor, 2014 – Filluan thashethemet se dyshja janë ndarë, por vet këngëtarja mohoi këto pretendime, në një deklaratë të rrallë publike në Twitter, duke shkruar “Thjesht doja t’i uroja të gjithëve pushime të mbara dhe të gjitha të mirat për vitin 2015. Simon dhe unë jemi akoma bashkë, mos besoni në ato që lexoni”.

2016 – Çifti martohet në fshehtësi, larg syrit të kamerave.

2017 -Adele njofton martesën ndërsa po pranonte çmimin e Grammy-s për albumin e vitit.

2019 – Përfaqësuesi i Adele doli me një deklaratë: “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar për të rritur djalin e tyre me dashuri. Si gjithmonë ata kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë asnjë koment tjetër”.

Tetor, 2020 – Aludohej se këngëtarja ishte e lidhur me artistin britanik, Grime Skepta, 38 vjeçar por ajo e mohoi këtë.

Nëntor, 2020 – Adele u paraqit në publik dhe rrëfeu për humbjen e saj të pabesueshme të peshës.

Mars 2021 – Çifti përfundon divorcin e tyre pasi gjykata nënshkroi marrëveshjen zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore