Familja

Adele: Më mungon të jem e martuar


Adele - Artiste

Këngëtarja, Adele, po vazhdon të mbajë ritmin e të qenit personazhi kryesor në mediat rozë, teksa së fundmi ka pranuar se po i mungon ndjenja e të qenit e martuar dhe e ka theksuar se është e hapur për një hap të tillë.

Ani pse, krijuesja e shumë hiteve tashmë është në lidhje me agjentin sportiv, Rich Paul, ajo është shprehur e përmalluar për kohën kur ishte e martuar, duke iu referuar periudhës së martesës më ish bashkëshortin e saj, Simon Koneckin.

“Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që pata kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Mjerisht nuk funksionoi, por më mungon të jem e martuar”, ka thënë ajo për Sirius XM.

Ylli i hitit “Easy on me”, e cila së fundmi ka publikuar albumin e saj të ri – “30”, ka thënë se beson që e ka arritur “tonin e duhur të një marrëdhënieje që shpërbëhet” dhe ishte e sinqertë për për martesën dhe ndikimin që pati tek ajo dhe djali i saj 9-vjeçar, Angelo.

Adele

“Ka të bëjë që ju duhet të uleni si dy të rritur absolutisht që duhet të flisni se si do të ndani jetët tuaja. Duhet të jeni të respektueshëm për njëri-tjetrin dhe të qetë ose asgjë nuk do të zgjidhe”, tha Adele.

Adele është shprehur e nervozuar kur është pyetur për aludimet në mediat rozë se “pas ndarjes, Konecki kishte marrë një pjesë të madhe të pasurisë së saj prej 190 milionë dollarësh neto”.

“Ka pasur të gjitha llojet e thashethemeve në internet se pse ai mori të gjitha paratë e mia. Sikur jam budalla që lë dikë të ketë të gjitha paratë e mia?”, u shpreh ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=yfiKRXwIEis

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore