Muzikë

Adele do të paguhet afro 600 mijë euro për një koncert në Las Vegas


Këngëtarja, Adele, do të fitojë saktësisht 598 mijë euro në një koncert që do ta mbajë me datën 21 janar të këtij viti – duke u bërë kështu një nga yjet femra më të paguara në historinë e rezidencave në Las Vegas.

Biletat për fundjavë me Adele në Colosseum të Caesars Palace variojnë nga afro 900 euro deri në 11 mijë euro.

Këngëtarja do të marrë përqindje edhe nga shitjet e biletave si dhe nga të gjitha mallrat e shitura në lokalin që posedon kapacitet prej 4200 vendesh.

Ajo do të trajtohet me një mori përfitimesh me Caesars të shtrirë në një suitë private prej 35 mijë eurosh në natë, e aksesueshme në çdo kohë gjatë qëndrimit, një shërbëtor, asistent ekzekutiv, shofer dhe siguri.

Adele dhe të ftuarit do të jenë gjithashtu në gjendje të hanë dhe të pinë falas në çdo vendpushim Caesars.

Një burim tha: “Adele është bileta më e nxehtë në Las Vegas për momentin dhe ajo po merr një qindarkë të bukur prej saj”.

Adele.

“Ajo pritet të fitojë mbi 500 mijë funte për koncert vetëm falë shitjeve të biletave, madje edhe para tregtimit – Caesars ka hapur tapetin e kuq për të siguruar që ajo të trajtohet si superylli që është”, ka shtuar ai.

Rod Stewart besohet se ka bërë 2 milionë e 200 mijë euro një shfaqje për rezidencën e tij në vitin 2012 në Colosseum.

Po ashtu edhe Lady Gaga thuhet se ka bërë mbi 840 mijë euro një koncert nga rezidenca e saj në MGM Park Theatre midis viteve 2017 dhe 2019.

Lady Gaga.

Kujtojmë se Adele njoftoi vitin e kaluar se do të mbante 24 koncerte të premteve dhe të shtunave në Caesars.

Kënga e saj e parë “Easy On Me” e publikuar nga albumi i ri, theu rekordin e të gjitha kohërave për këngën më të transmetuar në një ditë në Spotify me mbi 24 milionë transmetime globale.

Kënga ishte gjithashtu numri 1 në Mbretërinë e Bashkuar për tetë javë jo radhazi dhe u bë kënga e saj më e mirë në listë – duke mposhtur ecurinë e saj pesë-javore në krye për “Someone Like You” në vitin 2011.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore