“Abuzim me financat publike”/ SPAK thërret për dëshmi Petro Koçin

SHFLETO
Ana Gjoka
23.07.2021 14:25
Loading Icons...

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK), të premten e 23 korrikut, ka thirrur të dëshmojë deputetin e zgjedhur të Partisë Socialiste (PS), Petro Koçi.

Të hënën e 26 korrikut, Petro Koçi do të dëshmojë për denoncimin e bërë nga vetë ai, ku tha se “në Fier, duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”.

Një ditë më parë SPAK filloi verifikimet për deklaratat e ish-zëvendësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi për deklarata që dha në një emision televiziv se “në Fier, duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”.

“Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, ka deklaruar në një emision televiziv.

“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publikë”, ka thënë ai.

Petro Koçi është përzgjedhur për të qenë pjesë e parlamentit të Shqipërisë, si deputet i Fierit.