Përballje

Abissnet Superiore vjen me dy sfidat e ditës


Në ditën e shtune në Abissnet Superiore do të luhen dy ndeshje të cilat fillojnë në ora 13:45.

Dueli mes Skenderbeut dhe Kastrioti-t do jetë interesant pasi të dy skuadrat kërkojnë fitoret e tyre të para në këtë sezon.

Në katër ndeshjet e luajtura deri më tani, Skendërbeu ka arritur të sigurojë tri pikë, duke barazuar tre ndeshje, ndërsa Kastrioti në anën tjetër ka vetëm një barazim me tre humbje.

Momentalisht, Skenderbeu radhitet në pozitën e tetë me tri pikë dhe Kastrioti është në vendin e fundit me një pikë.

Laci po ashtu do kërkojnë fitoren e parë në sezonin e ri, pasi ka barazuar dy ndeshje dhe dy të tjera i ka humbur.

Ndërsa Egnatia, deri më tani ka fituar një ndeshje, dy i ka barazuar dhe një e ka humbur.

Egnatia radhitet në pozitën e gjashtë me pesë pikë, ndërsa Laci është në vendin e nëntë , me dy pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore