Sport

Abissnet Superiore/ Egnatia surprizon Laçin, Kastrioti bën detyrën


Dy ndeshje u luajtën këtë të shtunë në Abissnet Superiore. Egnatia dhe Kastrioti kanë arritur të marrin tri pikët.

Ndeshjet hapën javën e pestë në Superiore. Javë e cila do të vijojë të dielën dhe të hënën me tre ndeshjet e tjera: Partiazni – Kukësi, Teuta – Tirana dhe Vllaznia – Dinamo.

Laçi vendas ka humbur përballë miqëve nga Rrogozhina, Egnatias. Mjaftoi një gol në pjesën e dytë që miqtë të dilnin me tri pikë.

Goli u shënua nga “shpëtimtari” i Egnatia-s tashmë, Pedro. Braziliani shënoi në minutën e 77.

Në sfidën tjetër, Kastrioti arriti të mposhtë Skënderbeun me rezultatin 2-0. Edhe në këtë sfidë golat erdhen në pjesën e dytë.

Fillimisht shënoi Arbër Basha në të 65 minutë dhe më pas ishte Armando Rami në të 84 minutë që do të dyfishonte rezultatin.

Renditja e Superiores pas dy ndeshjeve të luajuta:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore