Sport

Abissnet Superiore/ Egnatia merr tri pikët në frymën e fundit


Ka mbaruar seria e barazimeve në Abissnet Superiore. Egnatia ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera përballë Kastriotit.

Në ndeshjen e javës së katërt të Superiores, e luajtur në Rrogozhinë, ishin vendasit që triumfuan me rezultatin 2-1.

Dy kartona të kuq u morën në këtë ndeshje. Përkatësisht nga një për secilin ekipip. Kartonin e parë të kuq e morën miqtë në minutën e 52. Eneid Kodra doli nga fusha e lojës para kohe.

Në të 77 minutë do të ishte radha e Egnatias të mbeste me 10 lojtarë në fushë. Bruno Telushi ishte i ndëshkuari te vendasit.

Golin e parë të takimit e shënoi Egnatia, me anë të Pedro-s në të 25 minutë. Miqtë nga Kruja do të barazonin përkohësisht ndeshjen me anë të Spartak Ajazit në minutën e 61.

Kur të gjithë menduan se edhe kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, nuk mendoi kështu Pedro. Braziliani shënoi golin e dytë personal dhe atë të fitores për vendasit në të 90+2 minutë.

Pas katër javëve të luajtura, Egnatia numëron pesë pikë në renditje. Kastrioti ka një pikë dhe renditet në vendin e fundit të tabelës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore