Sport

Abissnet Superiore, Dinamo luan ndeshjen e parë si vendase pas shumë vitesh


Dinamo rikthehet të luajë një ndeshje si ekip pritës në elitën e futbollit shqiptar pas gati 10 vitesh. Nëndetësja do të presë Laçi-n në javën e dytë të Abissnet Superiores.

Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 19:45.

Dinamo arriti të merrte fitore në ndeshjen e parë të kampionatit pasi mundi Kastriotin me rezutlatin 2-0. Laçi në ndeshjen e parë humbi përballë Vllaznisë me rezultatin e thellë 5-3.

Përballja e fundit mes Dinamos dhe Laçit ishte nëntë vite më parë, në prill të 2012, e përfunduar në barazim 2-2.

Superiorja do të vijojë me dy ndeshje të tjera ditën e shtunë dhe dy të dielën. Skënderbeu pret Partizanin, Vllzania pret Teutën, Tirana përballet me Egnatian dhe Kukësi me Kastriotin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore