Sport

Abdul-Jabbar fajëson veten për marrëdhënien inekzistente me LeBron James


Photo: Gary A. Vasquez-USA TODAY Sports

Mbrëmja e së martës do të mbahet mend nga librat e historisë së basketbollit. LeBron James theu rekordin e më shumë pikëve të shënuara në historinë e NBA-së.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga ish-ylli i LA Lakers, Kareem Abdul-Jabbar që nga viti 1984.

Kur LeBron theu rekordin e Kareem në “Crypto.com Arena”, të dy u takuan në mes të sheshit për të nderuar dhe njohur rekordmenin e ri, por për ata që e panë, ishte një takim i vështirë. Dhe Abdul-Jabbar ka arsyet e tij për të qenë të sikletshme.

“Mbreti i ri” James ka deklaruar se ai dhe Kareem nuk kanë asnjë lidhje dhe nëse i shtojmë faktin që ky i fundit e ka kritikuar LeBron, ishte i pritshëm një takim i vështirë si ai i së martës.

Por vetë Kareem e ka sqaruar se çfarë ndodhi.

“LeBron tha se ne nuk kemi një marrëdhënie. Ai ka të drejtë, dhe për këtë fajësoj veten”, shkroi Abdul-Jabbar në një artikull të “Substack”.

“Jo për ato që bëra, por ndoshta për të mos bërë më shumë përpjekje për t’u afruar me të. Nga natyra, nuk kam qenë kurrë një djalë miqësor dhe i hapur. Jam i qetë, i turpshëm dhe aq i rëndomtë saqë dikush do të thoshte se kam agorafobi”.

“Më pëlqen të lexoj, të shikoj TV dhe të dëgjoj xhaz. Kaq është. Në 15 vitet e fundit jam fokusuar më pak në krijimin e marrëdhënieve të reja sesa duke pasur miqësitë e mia të vjetra me njerëz si Magic, Michael Cooper, Jerry West, etj”, vijoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore