Lajme

Abdixhiuku kundër shtrenjtimit të energjisë, akuzon Qeverinë për futjen e vendi në krizë


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke e quajtur të paaftë për qasjen ndaj krizës energjetike.

Ai ka thënë se Qeveria ka ndërmarrë veprime të vonshme dhe se ka bërë zgjidhje skandaloze, dhe se kjo do tu kushton shtrenjtë familjeve kosovare.

“Në fillim thanë s’kemi krizë. Më pas i dhanë 100 milionë euro për blerje të energjisë. Para të buxhetit të shtetit që mund t’i përdornim shumë më mirë”.

“Tani kemi edhe krizë, edhe 100 milionë më pak, edhe shtrenjtim të energjisë”, KA SHKRUAR Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Kreu i partisë së dytë opozitare ka thënë se “Papërgjegjësia kushton”.

“Dy javë nga sot, këtë padituri e papërgjegjësi të Qeverisë, përtej 100 milionëshit të djegur tashmë, do ta paguajnë më shumë se gjysma e familjeve kosovare në faturat e tyre mujore të energjisë. Për çdo muaj në vijim, një e treta e pagës mesatare në Kosovë do të shkojë për energji. Tani kjo është krizë”, ka shkruar ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Abdixhiku i cili për një kohë ishte ministër i Kurtit ka thënë se ky është shtrenjtimi më i lartë i energjisë elektrike në gjithë historinë e Kosovës dhe përveç se “po paguajmë shtrenjtë, përveç se familjet po diskriminohen pa ndonjë kriter logjik, nuk ka as plan e as ide për një zhvillim strategjik afatgjatë energjetik”.

Qeveria sipas tij “edhe këtë herë” do të gjejnë një fajtor diku në 20 vjet.

“Por s’ka gjë që mund ta mbulojë këtë jokompetencë. S’ka gjë që mbulon barrën financiare që po ja vënë familjeve kosovare”.

Paralajmërimin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë, partia e Abdixhikut do ta kundërshtojë të enjten në seancën parlamentare, ka thënë ai.

“Presim që këtë vendim ta kundërshtojë çdo deputet i përgjegjshëm në Kuvend. Përtej kësaj, një dëm të tillë s’mund ta lejojmë e trajtojmë pa përgjegjësi”.

Vendime të vonshme dhe zgjidhje skandaloze – ky është epilogu i paaftësisë”, ka thënë Abdixhiku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore