Abdixhiku: Qytetarët janë mashtruar, shpresa e premtuar i është vjedhur

Abdixhiku ka konsideruar se ndryshimi është i mundshëm dhe se LDK-ja do të bëjë çmos për ta jetësuar.
SHFLETO

Lumir Abdixhiku

 

Dini Fetahu
27.09.2024 17:14
Loading Icons...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria aktuale e drejtuar nga Albin Kurti, familjet kosovare janë “mashtruar” e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, duke shtuar se shpresa e premtuar “i është vjedhur”.

Këto komente, Abdixhiku i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që ka qëndruar në një familje në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku ka deklaruar se ndryshimi është i mundshëm dhe se LDK-ja do të bëjë gjithçka që ta jetësojë.

“I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë. Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur”, shkroi Abdixhiku, duke iu referuar qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish”, shtoi.

Megjithatë, lideri i opozitës konsideron se ndryshimi është i mundshëm; “e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni”.