Lajme

Abdixhiku: Për herë të tretë u konfirmua fitorja jonë në Dragash


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se të martën e 14 dhjetorit për herë të tretë u konfirmua fitorja e LDK-së në Dragash.

“Sot, për herë të tretë, u konfirmua fitorja jonë në komunën e Dragashit. Votimi i 17 tetorit, i 14 nëntorit dhe rivotimi i mërgatës i finalizuar sonte me 14 dhjetor, rikonfirmuan tri herë radhazi mbështetjen e qartë për kandidatin tonë, Dr. Bexhet Xheladini”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka shtuar se kanë qenë të bindur se vullnetin e qytetarëve nuk mund ta ndryshonte asnjëri.

“Ishim të bindur, sikurse herën e parë e të dytë, se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës; dhe se këtë zë e këtë vullnet s’mund ta ndryshonte asnjëri. Sonte vullneti qytetar u mbajt në vend”.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Tutje, ai ka uruar kryetarin e ri të komunës së Dragashit si kryetari i komunës së tetë fitues nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“LDK, përfundoj ciklin e zgjatur të zgjedhjeve lokale me 8 komuna të fituara. Dr. Xheladini i bashkohet të shtatë kryetarëve tanë të tjerë në misionin e shërbimit të drejtë e të mbarë për të gjithë qytetarët pa dallim. Dragash urime! Doktor, ju priftë e mbara”.

Më 14 dhjetor, ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Në bazë të dhënave nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bexhet Xheladini prin me 464 vota ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani i cili ka marrë 152 vota.

Të dhënat e KQZ-së për numërimin e votave nga diaspora.

 

Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

Në Dragash ishte përmbysur rezultati pas numërimit të votave të ardhura nga diaspora, duke nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Bexhet Xheladini, i cili kishte marr gjithsej 244 vota, ndërsa kandidati i cili me votat e 14 nëntorit doli fitues, Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nga diaspora kishte arritur të marr vetëm 54 vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore