Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qeveria s’ka plan


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka kuptuar se qeveria s’ka kurrfarë plani për situatën e krijuar në veri.

“Kemi shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo hap që synon ligjshmërinë në vend. Në këtë takim për pjesën më të madhe nuk kuptuam diçka të re përveç informatave që kryeministri deri tani i ka dhënë dhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakumin institucional e gjyqësorë ne Veri të vendit, si dhe nuk pamë ndonjë lëvizje ose gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët tonë ndërkombëtarë”.

Abdixhiku sqaroi se për këtë çështje Kosova duhet të vazhdoj të ketë koordinim të ngushtë me departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pasi, sipas tij, vetëm kështu mund të arrihet në rezultate pozitive.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ne besojmë që koordinimi i ngushtë me departamentin e amerikane të shtetit, me institucionet e sigurisë amerikane me aleatët tonë në Uashington e në Bruksel është zgjidhje e vetme adekuate në situatën e tanishme që është Kosova”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, theksoi se vetëm në këtë mënyrë do ta mbështesë ekzekutivin.

“Kosova duhet që me aleatët e vetë të sigurojë paqen, për një ecje të tillë Qeveria e Kosovës do të ketë mbështetjen e LDK-së. Kërkojmë koordinim të plotë me aleatët tonë për të stabilizuar situatën e sigurisë në vend”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me liderët e opozitës.

Kurti thotë se raportet me SHBA-të nuk janë si me “nipin e gjyshin”

Më 7 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve në konferencë për media është pyetur për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat i konsideron se vazhdojnë të jenë tejet të mira.

Ndërsa, theksoi se për të gjitha vendimet që marrin janë në dijeni edhe Bashkimi Evropian (BE) por edhe ShBA-të.

“A do ta dëgjoni Amerikën a po prishemi me Amerikën a po kupton. Nuk ndodhin këto gjëra, e kuptoni nuk kemi ne kështu raporte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç i përshkruani ju sikurse gjyshi me nipin. Unë nuk e di kush po jua lexon sepse s’besoj që po i lexoni vetë e po mendoni kështu”.

“Edhe një herë asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian. Na jena në kontakt të vazhdueshëm me ta”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, mënyra se si është duke u raportuar që ka Kosova marrëdhëniet me SHBA-të është ofendim edhe për këtë shtet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kemi miq dhe partnerë, pra miqtë dhe partnerët nuk shkruajnë asi komunikatash çfarë i cituat ju, pra nuk ekziston raporti i tillë i ynë për besë kjo mënyrë është edhe ofendim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kurti thotë se raportet me SHBA-të nuk janë si me “nipin e gjyshin”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore