Lajme

Abdixhiku në takim me Kamberin bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Shaip Kamberin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të martën ka pritur në takim Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin.

Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, me të cilët ka thënë se ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

“Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në takim me Luginën e Preshevës.

Tutje, kreu i LDK-së ka theksuar edhe temat të cilat janë diskutuar në këtë takim.

“Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”.

“Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç edhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi”, tha ai.

Ndryshe, është dashur të përsëriten plotë pesë herë zgjedhjet në Tërnoc të Luginës së Preshevës që Shaip Kamberi të rizgjedhet deputet i Kuvendit të Serbisë dhe zëri i shqiptarëve të Luginës edhe në këtë përbërje legjislative atje.

Kamberi në garë ishte me Partinë Socialiste të Ivica Daçiç.

Raundi i pestë i votimeve është mbajtur me 30 qershor, kurse i pari ishte mbajtur me 3 prill.

Në Serbi analistë të pavarur kanë thënë se vetë shteti serb ka bërë manipulime të qëllimshme në këtë vendvotim, në mënyrë që të shtyhet sa më shumë formimi i qeverisë së re dhe marrja e obligimeve ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore