Lajme

Abdixhiku me rastin e 32 vjetorit të partisë: LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke bërë homazhe pranë varrit të Ibrahim Rugovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën kanë bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Abdixhiku theksoi gjurmët e LDK-së të cilat i quajti të “pashleyra” në historinë e Kosovës.

“Gjatë tri dekadave të shkuara, LDK ka lënë gjurmë të pashlyera historike, të paarritshme për të ardhmen natyrisht dhe natyrisht edhe në dekadën e katërt, roli i LDK-së do të jetë thelbësor në drejtimin e Kosovës drejt proceseve origjinale tona euroatlantike”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së kujtoi edhe themelimin e kësaj partie.

“LDK më 23 dhjetor të vitit 1989 është themeluar nga një grup intelektualësh shumë të shquar të kohës të cilët në krye me atin tonë themeltar të shtetit të Kosovës, të vet Lidhjes Demokratike të Kosovës, të lëvizjes tonë nacionale, i kanë pirë një procesi të madh që është kurorëzuar me lirinë e Kosovës, më pas me pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimit”.

Ndërkaq, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 32-vjetorit të LDK-së, është hapur edhe ekspozita me fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ndryshe, të enjten e 23 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbush 32 vite që nga themelimi I kësaj partie.

Kryetari i parë i kësaj partie është zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova i cili njihet edhe si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti derisa ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006.

Manifestimi qendror për 32-vjetorin e formimit të LDK-së do të mbahet në orën 18:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore