Lajme

Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë, ja pse


Në momentin që Qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i dëgjojë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta shtyjë vendimin për targat, për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, “Kosova ka rënë në grackën e Serbisë”.

Në momentin që Qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i dëgjojë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për që ta shtyjë vendimin për targat, për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, “Kosova ka rënë në grackën e Serbisë”.

“Në momentin që ne kemi pasur një kërkesë nga aleatët tanë në Washington dhe kërkesa qenë kështu, ne e mbështesim ligjshmërinë e Kosovës, por thanë që ja jepni pak kohë dhe ne do jemi garant i vendosjes së kësaj ligjshmërie bashkë me ju në mënyrë që mos të krijohen vatra të destabilitetit”, tha Abdixhiku gjatë një interviste në Klan Kosova.

Deputeti i LDK-së thotë se Qeveria vendosi që të shkojë solo në këtë drejtim, “me perëndimet që ne si kemi borxh askujt dhe jemi vend sovran”.

“Tani Serbia është në pozicion të tërheqjes së vazhdueshme dhe krijimit të temës së re rreth Veriut”, vuri në pah ai.

Për kreun e LDK-së, “dy mesazhe kanë ardhur nga Washingtoni”.

“E para që status quo është interes i Serbisë dhe mesazhi i dytë ka qenë mos të ketë vatra të destabilizimit, sepse kjo i shërben Rusisë.

“Këto dy mesazhe na vijnë nga aleatët tanë historik dhe strategjik. Kemi shfaqur dëshpërim tek aleatët tanë”.

Tani i pari i LDK-së konsideron që Kosova përveç që nuk ka sovranitet të plotë për shkak të eskalimeve, është bërë pre e sulmeve të vazhdueshme të qendrave botërore.

Ai potencuar se po ishte kryeministër, “do koordinohej me SHBA-të”.

Abdixhiku ka adresuar kritika në adresë të qeverisë edhe sa i përket menaxhimit të krizës energjetike.

“Ne kemi një qeveri që ka dështuar në menaxhimin e krizës energjetike, po futemi në dimrin e dytë, jemi në krizë të njëjtë siç kemi qenë një vit më parë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore