Lajme

Abazoviç përgjigjet ndaj qëndrimeve të Beogradit për Srebrenicën


Dritan Abazoviç, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç iu është përgjigjur qëndrimeve të Beogradit, pasi që këta të fundit kishin reaguar ndaj vendimeve të ndërmarra në parlamentin e Malit të Zi.

Abazoviç ka bërë thirrje Beogradit që të heqë dorë nga politikat nacionaliste, armiqësore pasi që këto gjëra nuk sjellin asgjë pozitive.

Ai më tutje ka treguar që “Mali i Zi është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”.

Parlamenti i Malit të Zi kishte shkarkuar javën e kaluar ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, pasi që ky i fundit kishte mohuar ta votoj një rezolutë i cili  ndalonte mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në Mal të Zi.

Propozimim e shkarkimit të ministrit Vladimir Leposaviç pati dhënë Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, me arsyetimin se “ministri duhet të fliste rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë”.

Reagim për vendimin e shkarkimit të ministrit pro serb ka pasur edhe nga autoritetet e Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit serb në Mal të Zi, duke thënë se “rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lart”.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin shkoi dhe më tej duke thënë se do të kërkojë që deputetëve malazezë të cilët votuan për rezolutën t’u ndalohet hyrja në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore